E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza e diele negociatash. Opozita ultimatum Neser zgjidhja

Fatmir Xhafa, Damjan Gjiknuri, Ilir Rusmajli dhe Viktor Gumi do të jenë ata që do përcaktojnë nëse të hënën do mbahet seanca plenare e zgjidhjes së krizës. Burime nga të dy partitë, por dhe kuvendi pohojnë se parlamenti nuk do të mbidhet nëse negiocatat dështojnë.

Tratativat kanë vazhduar në takime dy palëshe, por dhe në formatin hi- tech, pra me telefonata dhe e-mail që pranohen edhe nga vetë ekspertët ligjorë të PS-së dhe PD-së.

Burime të Alsat pohojnë se bisedime ka pasur dhe të dielën, por palët nuk kanë arritur ende në një marrëveshje për hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit 2009 .

Por në pritje të një rezultati opozita i jep 24 orë kohë maxhorancës për zgjidhjen e krizës.

Nëgociatat nuk do të ndërpriten edhe të hënën. Deri tani përplasjet kanë qenë të njejta me ato  të seaancës maratonë të së enjtes.

PS kërkon që KQZ të mos dërgojë në arkiv kutitë e materialeve zgjedhore, por t’i vihen në dispozicion komisionit hetimor parlamentar.

Nga ana e saj PD këmbëngul tek propozimi i kryeministrit që hetimi të bëhet konform kodit dhe vendimeve të gjykatave. Dita e hënë mbetet shansi i fundit për zgjidhjen e ngërçit politik të paktën për 2010-n.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›