E Diel, 1 Nëntor 2026

Peqin, vetëvritet 55-vjeçari, nuk dihen shkaqet

Një 55-vjeçar i ka dhënë fund jetës mesditën e sotme duke u vetëvrarë me armë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë stacionit të trenit të qytetit të Peqinit ku 55-vjeçari Ali Ibaj dyshohet se ka qëlluar veten me armë.

Nuk dihen ende shkaqet të cilat e kanë çuar 55-vjeçarin t`i japë fund jetës.
 

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›