‘Kurbani’, Rama e prezanton në Tepelenë: Libër për Shqipërinë
TEPELENE-Lideri socialist Edi Rama vijoi sot turin e promovimit te librit te tij “Kurban-i”. Nga Tepelena mes një auditori me banore te këtij qyteti Rama ka rrëfyer se “Kurban-i”, ndryshe nga komentet e ditës, nuk është libri për Tiranën, por për Shqipërinë.
Për autorin, ai sjell në mënyrë të drejtpërdrejtë problemet më të mëdha të vendit, papunësinë, korrupsionin, pabarazinë sociale dhe domosdoshmërinë sipas Edi Ramës për një politike të re.
Duke e cilësuar një libër për te ardhmen shprehet se Shqipërisë i nevojitet zhvillim i qëndrueshëm dhe politike e re.
“Është një libër që flet për të shkuarën, duke parë nga e ardhmja, është një libër për të ardhmen. Të mendojmë për domosdoshmërinë e një politike tërësisht të re. Qytetet tona kanë më tepër nevojë për plane zhvillimi”
I shoqëruar nga kryetari i bashkise se Tepelenës dhe ai i Gjirokastrës, Rama ka treguar, veçanërisht për ata qe ende nuk e kane lexuar, se “Kurban-i” sjell për lexuesin reflektime, mbresa dhe kujtime.
Me pas autori i librit ka lëshuar autografe për të gjithë te interesuarit.
(d.b/BalkanWeb)