E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Zgjedhjet 2013, LSI do jetë në të njëjtin drejtim

TIRANE-Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Ilir Meta theksoi sot në një takim në Maliq se LSI nuk do të ndryshojë drejtimin në politikë për zgjedhjet e vitit 2013.
“LSI gjithmonë ka bërë zgjedhjen e duhur, kështu dhe në cdo rast, dhe në të ardhmen, LSI do jetë në të njëjtin drejtim”.

Duke folur për kodin aktual zgjedhor, kreu i LSI tha se ky kod nuk garanton barazi të votës, ndërsa theksoi se nga kodi i ri pret debat publik. Kreu i LSI bëri apel që politika shqiptare të punojë për përmbushjen e rekomandimeve të Këshillit Europian.
“LSI ka apeluar prej kohësh për tu përmbushur të 12 rekomandimet e KE. Më së fundmi ka një reflektim dhe po ecet në drejtimin e duhur. Në kodin e ri zgjedhor ne presim të zhvillohet në një debat gjithëpërfshirës dhe transparent. Rekomandimet e OSBE-ODOHR plotësojnë më tej kuadrin rregullativ”, tha më tej Meta.
I pyetur per librin e kreut te PS, 'Kurbani', Meta tha se nuk e ka lexuar kurre.
“As nuk e kam lexuar dhe as nuk kam ndër mend ta lexoj. Të lexosh kujtimet e një politikani, është si të lexosh një gazetë të përditshme”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›