Librat, bum blerjesh për dhurata

Festat e fundvitit bëhen më të bukura dhe më mbresëlënëse kur shkëmbejmë me njerëzit tanë më të dashur dhurata. Sipas librarive kryesore të kryqytetit ditët e fundit është vënë re një fluks shitjesh të librave, të cilët kanë si destinacion të dhurohen.
Të rriturit si libra të preferuar kanë botimet e shumëpërfolura të Ben Blushit, Edi Ramës, por nuk mbetet mbrapa edhe libri i Helena Kadaresë “Kohë e pamjaftueshme”.
Shitje të konsiderueshme kanë edhe librat e autorëve klasikë, ku më së shumti mbizotërojnë romanet.
Ndërsa përsa i përket prindërve dhe gjyshërve, ata preferojnë që për të vegjëlit e tyre të dhurojnë libra enciklopedikë, pasi sipas tyre aty mund të marrin informacion më të plotë dhe më të dobishëm.