E Shtunë, 31 Tetor 2026

Librat e Balliut në rumanisht, përkthehen "Zonja e zezë" dhe "Panteoni i zi"

Dy librat e njohur të shkrimtarit dhe publicistit Fahri Balliu, "Zonja e zezë" dhe "Panteoni i zi" tashmë janë pjesë e librarive edhe në Rumani. Vetëm pak ditë më parë librat e publicistit të njohur, të cilët çojnë tek lexuesi rumun historinë e komunizmit në Shqipëri u promovua në Panairin Ndërkombëtar të Librit "Gaudeamus" i cili mbahet çdo vit në Rumani.
Botimi i këtyre dy librave është shoqëruar edhe me një jehonë të fortë në shtypin rumun, veçanërisht botimi i "Zonjës së zezë" ka ngjallur diskutime mbi raportet që vëndet që jetuan komunizmin duhet të mbajnë me të shkuarën.
Ndërkaq në planet e afërme publicist Fahri Balliu bën të ditur se së shpejti librat "Zonja e zezë" dhe "Panteoni i zi" do të përkthehen dhe botohen në Turqi por edhe në Angli "Gazeta Romania Libera' do të shkruajë « Një libër i historisë bashkëkohore është dhe libri « Zonja e zezë » vejusha e diktatorit shqiptar Enver Hoxha" i Fahri Balliut, i promovuar në prani të autorit. Nga vendet Lindore, Shqipëria ka përjetuar diktaturën më të egër, që ka tejkaluar çdo lloj imagjinate, izolacionizëm dhe paranojë si ajo e Çausheskut. Me siguri që lexuesit rumunë do të lexojnë këtë libër duke bërë në mënyrë të pashmangshme krahasimin me Elena Çausheskun. »

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›