“This is My Time” me poster dykrenor
Nga Express më 11 shtator 2011 në ora 10:43
Kënga e këngëtarit Ardian Bujupi, “This is My Time” ka në sfond një shqiponje dykrenore.
Posterin e këngës e ka bërë publik vetë këngëtari Ardian Bujupi, i cili ka vizituar edhe Kosovën ku mësohet se ka qenë në një dasmë të një të afërmi të këtij.
Ndryshe, Ardiani është duke mbajtur koncerte nëpër qytete të ndryshme Gjermani dhe Zvicër. I fundit ishte në qytetin Ausburg të Gjermanisë.