Promovohet libri i Bashkim Shehut "Mozarti me vonesë"
Libri "Mozarti me vonesë" u promovua, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar. Ky libër vjen me autor Bashkim Shehun, pikërisht të birin e ish Kryeministrit të Shqipërisë Mehmet Shehu. Bashkim Shehu, ka vite që jeton jashtë Shqipërisë dhe është vendosur në Barcelonë. E ndërsa ceremonia e promovimit të librit ka qënë në praninë e përfaqësueses të shtëpisë botuese "Toena", Irena Toçi dhe studiuesit Pirro Misha.
Subjekti i këtij libri ka të bëjë me ngjarjet e Shqipërisë së viteve 50, ku trupa e Teatrit të Operas dhe Baletit kërkon të vendosë në skenë, një pjesë nga gjeniu i muzikës Mozart. Por këtu fillon edhe drama, pasi kjo përpjekje kthehet në boomerang, pasi vetë regjimi nuk mund ta pranonte diçka të tillë. E ndërsa autori shprehet se do ti rikthehet tregut të librit me një sërë botimesh të tjera.