Tiranë/ Qarkullonte me pistoletë me fishekë gati për qitje, në pranga 44-vjeçari

Një 44-vjeçar është arrestuar nga Policia pasi lëvizte me pistoletë me fishek në fole.
Forcat ‘Shqiponja” në bashkëpunim me Komisariatin nr.3, pas informacioneve të siguruara përmes inteligjencës policore, kanë ndaluar 44-vjeçarin dhe gjatë kontrollit fizik i është gjetur arma e zjarrit.
Policia ka sekuestruar armën e zjarrit pistoletë, municioni luftarak, një mjet identifikimi i dyshuar i falsifikuar, 6230 euro, si dhe sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.
“Gjatë operacionit, në Rrugën e Barrikadave, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar shtetasin N. B. Gjatë kontrollit fizik, atij i janë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me fishek në fole gati për qitje, me krehër dhe municion luftarak, një mjet identifikimi i dyshuar i falsifikuar, 6230 euro, si dhe sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë”, thuhet në njoftimin e policisë.
/rtsh.al/