Librat romancë, më të lexuarit gjatë verës

Gjinia romancë është ajo që ka mbërthyer lexuesit në këtë sezon vere. Vitrinat e librarive në krqeqytet janë mbushur me subjekte rozë të romaneve të emrave të njohur botëror. “Shpëtomë", mban autorësinë e Guillame Muso, autori i bestsellerit "Pse të dua".
Subjekti nis me një histori të thjeshtë dashurie, ku Zhulieta dhe Semi dashurohen më shikimi të parë dhe përjetojnë dashurinë pasionate. Më pas vajzën nga Franca dhe djalin nga Nju Jorku, e ndan një oqean i tërë. Përjetimi i pasionit dhe i ankthit të dashurisë i përshkruar në këtë roman ka mbërthyer mijëra lexues në të gjithë botën.
Nga Nairodbe në Shenten, romani i Mark Okot Ndersanxho trajton një histori njerëzore mes ndjenjës dhe diferncimit racial për të pranuar njëri-tjerin. Frymëizmin për këtë roman, autori e ka marrë nga jeta e tij. E përditshmja “Washington Post”, do të shkruante për këtë roman se ai përmban 1.3 miliardë mendime të peshuara, vëzhgime të mprehta, trajtesa të thella dhe reflektimi, në të cilën lexuesit mund të përfshihen emocionalisht.
Fruterro dhe Lucentini vijne për lexuesit me romanin "Gruaja e së dielës". Ky roman vjen në një trajtesë psiko filozofike për botën femrore dhe jetën e saj në cift. Botim i ri është dhe ai i autorit Simon Sebag Montefiore që mban titullin "Osama Bin Laden, Terrorizmi nën kamera. Përvec dedikimeve për terroristin, botimi përban edhe 2 ese të Montefiores.