E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan/ Aksident rrugor, vdes 26-vjeçari

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pasditen e djeshme në autostradën Elbasan-Peqin me pasojë vdekjen e një të riu 26-vjeçar.
Viktima Menzian Deti drejtonte makinën tip BMW, me targa AM 511 JU, kur ka dalë nga rruga si pasojë e shpejtësisë së madhe në vendin e quajtur "Kthesa e Çengelajt" në Pajovë.
I riu u transportua menjëherë në spitalin kirurgjik të Elbasanit, por pa arritur t'i shpëtojë dot vdekjes si pasojë e plagëve të marra.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›