Puke Kercenoi me arme pergjegjesin e firmes pranga 35-vjecarit
Nje 35-vjecar eshte vene ne pranga pasi ka kanosur pergjegjesin e nje firme te pasurimit te bakrit. Ngjarja ka ndodhur ne qytetin e Fushe-Arrezit ne Puke. Sipas policise Arjan Ndoka eshte vene ne pranga pasi ka kanosur shtetasin turk me iniciale I. O. 45 vjec duke e futur me force ne lokalin e tij ku edhe e ka kercenuar per jeten. Mesohet se 35-vjecari disa dite me pare kishte hyre ne mjediset e fabrikes duke kercenuar edhe drejtorin dhe punonjesit e saj. Burime te policise konfirmojne se familja Ndoka ka pasur vazhdimisht konflikte per motive te dobeta me firmen ne fjale.