Librazhd, 3 persona në pranga për vjedhje
Policia e Librazhdit ka bërë të mundur arrestimin e 3 të rinjve të cilët akuzohen për vjedhje.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se në orët e para të mëngjesit të sotëm u kapën në flagrancë shtetasit G.Gj, 16 vjeç, N.S, 15 vjeç dhe Gjergji Kamolli, 20 vjeç, që të tre banues në Prrenjas.
Arrestimi i tyre u krye pasi, në fshatin Rrajce Fushë, kanë vjedhur një dyqan me artikuj të ndryshëm.
Sipas policisë në momentin e arrestimit, 3 të rinjve iu gjetën e iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8000 lekë të reja, 25 copë byzylyl argjendi,10 varëse argjendi,7 ora dore, të cilat i kishin vjedhur në këtë dyqan.
Ndërkohë policia po punon për dokumentimin e plotë të veprës penale.