E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama takon Samaras Kapitull i ri i marredhenieve mes dy vendeve

Kryeministr i zgjedhur, Edi Rama, është pritur në mesditën e sotme nga shefi i qeverisë greke, Kryeministri grek Antonis Samaras, në një takim që është cilësuar si “privat”, nga selia kryeministrisë në Athinë.

Pas takimit nuk ka patur deklarata, por Rama ka shkruar në rrjetin e tij facebook:
“Athine. Rreth 1 ore me kryeministrin Samaras per t'u njohur e diskutuar ne funksion te nje kapitulli te ri ne marredheniet mes dy vendeve”.
Më pas Rama ka shkuar në selinë e ministrisë së jashtme greke, për t’u takuar me zëvendëskryeministrin dhe ministër i jashtëm, Evangelos Venizelos.

Venizelos është dhe kryetar i PASOK, partisë simotër të socialistëve shqiptarë.

Takimet e Edi Ramës në Athinë bëhen në vijim të turit të tij në rajon dhe pas takimit të zhvilluar ditën e djeshme me kryeministrin turk, Recep Taypp Erdogan, ku Edi Rama deklaroi se “krahas Italisë dhe Greqisë, Turqia do të jetë partneri strategjik i Shqipërisë”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›