E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shperthimi ne ferrokrom, faji i punetoreve

Elbasan - Kthehen ne familje dy metalurget e plagosur, nje dite me pare, ne uzinen e ferrokromit ne Elbasan. Aqif Pepa dhe Mehmet Serica kane lene dje spitalin e Elbasanit, pasi, sipas mjekeve, gjendja e tyre shendetesore eshte e mire dhe nuk paraqet rrezik per jeten. Nderkohe vazhdon te qendroje ne spital metalurgu i trete Luan Jaupi, 37 vjec, i cili ka pesuar djegie te shkalles se dyte, por qe ndodhet jashte rrezikut per jeten. Nderkohe seksionet perkatese te Drejtorise se Policise kane nisur hetimet lidhur me shperthimin e ndodhur nje dite me pare. Pas kryerjes se veprimeve procedurale, keqyrjes se vendit te ngjarjes, pyetjes se deshmitareve dhe te demtuarve, grupi hetimor ka arritur ne perfundimin se aksidenti ka ndodhur si rezultat i shkeljes se rregullave te sigurimit teknik ne pune, si dhe mosrespektim te veprimeve teknologjike ne procesin e perpunimit te metaleve ne kete uzine. Vete metalurget kane pranuar se gjithcka ishte nje aksident nga pakujdesia. Sipas tyre, njera nga kovat ka pasur ne fundin e saj nje sasi uji, i cili eshte zene ne gracke nga skoriet me temperature te larte. Si pasoje e nxehtesise se madhe, avulli ka kryer shperthim te koves dhe flakje te skorieve, te cilat kane djegur tre nga punetoret.

F. Salliu


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›