Librazhd: Arrestohet dezertori I ushtrisë
Një 21 vjëçar nga Librazhdi, i shpallur në kërkim për braktisje të shërbimit të detyruar ushtarak, u arestua të enjten në mëngjes nga policia lokale.
Burime zyrtare të komisariatit të Librazhdit thanë se "Fadil Balla ishte shpallur në kërkim nga prokuroria e rrethit gjyqësor Vlorë, pasi në muajin qershor të vitit 2007 ai kishte braktisur shërbimin ushtarak që e kryente në këtë rreth".
Aktualisht 21 vjeçari ndodhet në dhomat e paraburgimit të komisariatit të Librazhdit, në pritje të hetimit për veprën penale 'dezertim nga shërbimi ushtarak'.