E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyrat e Taksave, Bashkia nis ndërtimin e godinave të reja

Godina e Administratës tek ish-Uzina Mekanike, e cila do të shërbejë për zyra për Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore, Drejtorinë e Regjistrimit të Bizneseve si edhe për Inspektoratin e Policisë Bashkiake, së shpejti do të jetë më një fytyrë të re. Kështu, Bashkia e Tiranës ka nisur rikonstruksionin e saj dhe rindërtimi i kësaj ndërtese kërkon trajtimin tërësor të saj, si përsa i përket rifiniturave të jashtme e të brendshme, ashtu edhe përsa i përket strukturës mbajtëse dhe mbulesës ekzistuese. Kryebashkiaku, Edi Rama i cili ishte i pranishëm gjatë nisjes së ndërtimit të punimeve, tha se është koha për të ndërtuar një infrastrukturë për një shërbim ekselent për të gjithë sipërmarrjen e kryeqytetit, që ka lidhje me taksat dhe tarifat vendore. "Kjo është e rëndësishme, për të gjithë qytetarët që kërkojnë një pikë referimi për Inspektoratet dhe Policinë Bashkiake dhe për të gjithë qytetin, i cili te kjo ndërtesë tërësisht të rindërtuar do të gjejë gjithçka duhet, lidhur me shërbimet e shpejta që ne kemi për detyrë të garantojmë",- pohon Rama duke shtuar se kjo do të shmangë një herë e përgjithmonë qoftë radhët e gjata, qoftë të gjithë traditën primitive të shërbimit në Shqipëri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›