Tirana vuan me Lushnjen
Lushnja shenon ne porten e saj, ne mesin e pjeses se pare, duke i gezuar pa mase bardheblute. Memelli, nga e djathta e sulmit kroson ne zone per kapitenin Muka, por Ndoni, duke pare rrezikun, ne vend qe te largonte topin nga zona, e shpuri drejt rrjetes, ne porten e tij. Lushnjari shenon nje gol me vlere trepikeshe per Tiranen. Bardheblute mbeten me 10 lojtare, pasi mbrojtesi Kcira nderhyn ne menyre te parregullt dhe gjyqtari Cekja jep kartonin e dyte te verdhe per te. Lushnja, duke perfituar nga epersia numerike, shton agresivitetin dhe kerkon golin e barazimit. Pjesa e pare mbyllet ne epersi te Tiranes. Bardheblute ne pjesen e dyte do te mbrojne rezultatin. Ndeshja do te mbyllet me kembenguljen e Lushnjes per te gjetur golin e barazimit, pa mundur dot.. Fitorja e mban Tiranen ne krye, ndersa Lushnja zbret ne vend te fundit. Gjithsesi ekipi qe drejtohet nga Vasil Bici zhvilloi me Tiranen, nje ndeshje me te mire se nje jave me pare, kur u mund thelle, 4-1 nga Vllaznia. Per bardheblute, duhet permendur rikthimi i kapitenit Devi Muka. Pas nje demtimi te gjate, gati nje vit, Muka rikthehet si titullar dhe luan ndeshjen e pare . Ne "Selman Stermasi" mbizoteronte nje atmosfere jashte normales, pa tifoze.
Trajneri i Tiranes, Slishkovic, preferoi kete formacion: Nallbani, Lila, Abraham, Kcira, Osmani, Peza, devolli, agulli, Muzaka Muka, Memelli.
Trajneri i Lushnjes, Vasil Bici, aktivizoi nga fillimi: Bejte, P. Areri, Ndoni, Hasalla, E. Cela, G. Arberi, Topi, G. Cela, Bokatola, Sekseri, Bubeqi.