"Zgjohet" Partizani, ngrihet Vllaznia
Barazim tjeter per Partizanin, fitore e veshtira per Vllaznine dhe nje trepikesh i mundimshem per Tiranen. Humbje deshperuese e Dinamos. Apolonia ndal vrullin e Beses, ndersa Flamurtari me trajnerin e ri, Edmond Licaj nuk arrin te fitoje as kete jave, ne Vlore. Faza e pare mbyllet me nje distance te lehte ne krye, nga binomi, Tirana- Vllaznia. Por duhet theksuar edhe sinjali pozitiv qe po jep Partizani, i cili ka shpetuar te pakten nga vendi i fundit ne klasifikim. Minuta e fundit e kohes se rregullt ishte fatale per Partizanin. Julian Ahmataj, kapiteni i Elbasanit godet nga jashte zones, duke perfituar nga nje rremuje dhe pakujdesje e mbrojtjes se Partizanit dhe topi perfundon ne trekendeshin e djathte te portierit Shehi. Ne kete moment, Partizanit i rreshqet fitorja nga duart. Gjyqtari kryesor, Albano Janku fershellen perfundimin e kohes shtese, gjate se ciles Partizani mund te kishte shenuar edhe dy gola te tjera. Te kuqte krijuan disa raste me shume dhe e dominuan lojen ne pjese te dyte. Pjesa e pare ishte e ekuilibruar. Nje gol ne porten e seciles skuader ishte gjithcka ne kete loje. Golin e pare e shenon Elbasani, por barazon shpejt Partizani. Te kuqte ne pjesen e dyte bejne te gjitha perpjekjet per te marre piket maksimale. Perballe Partizanit, Elbasani mbrohej, por ne loje konstatoheshin gabime ne te gjitha aspektet. Te kuqte nuk dinin te shenonin ne porten kundershtare. Autori i golit te pare, Ngjela, ndjek nje aksion te Partizanit, me protagonist Gjylen qe i rrembeu topin qendermbrojtesit te Elbasanit dhe shenon golin e dyte. Partizani, ne minutat e mbetura nuk arrin te mbroje fitoren. Nje shtylle per miqte dha sinjalin e barazimit, qe erdhi nga ana e mesfushorit te majte, Julian Ahmataj. Ne minuten e fundit te ndeshjes kapiteni elbasanas, gjen te papergatitur mbrojtjen dhe portierin e Partizanit dhe barazon shifrat ne 2-2. Gjyla dhe drejtuesit e Partizanit pretenduan se gjyqtari anesor i ndeshjes, Maloku gaboi ne kohen shtese, duke vijuar lojen, ne nje moment kur sulmuesi u pengua dhe i duhej dhene 11-metersh. Edhe dy momente te tjera per gol nga ana e Partizanit me protagonist Elis Bakajn nuk sollen asnje ndryshim te rezultatit. Vetem nje pike ne fund.
Vllaznia-I siguron tre piket ne minuten e fundit. Elvin Beqiri, mbrojtesi i ekipit tone perfaqesues dhe i Vllaznise se Shkodres, shenoi golin e fitores ne minuten e fundit te ndeshjes. Vllaznia e sheh veten shume prane Tiranes, me kete fitore. Ne "Loro Borici", kuqeblute arrijne fitoren e trete radhazi ne kampionat. Ekipi i Agim Canajt, fale rezultateve ne javet e fundit, po forcon pozitat ne vendin e dyte, duke qendruar nje pike larg Tiranes. Teuta e Sulejman Staroves ndalet, pas pese javeve pa humbje. "Djemte e detit" kishin seleksionuar para humbjes ne Shkoder, kater fitore dhe nje barazim.
Ballsh- Dinamo mundet nga Bylis, me nje gol te Nenajt. Kampionet ne fuqi dorezohen pa kushte, perballe debutuesve ballshiote, te cilet gjate javeve te fundit ngrihen ndjeshem ne klasifikim. Nje humbje qe trondit pozitat e trajnerit Zlatko Dalic. Nje ekip me pretendime per titull nuk i justifikohen aktualisht pozitat ne kampionat.
Ndeshjet
E djeshme sollen tre kartone te kuq. Ne "Selman Stermasi" Tirana luajti 60 minuta me 10 lojtare, pas ndeshkimit te Kcires. Edhe ne Fier, lojtaret e Beses, Ishka dhe Abilaliaj ndeshkohen me kartone te kuq, ne 10 minutat e fundit.
Trajneri
I ri i Apolonise, Karishek gjen fitoren e pare, perballe Beses se Kavajas. Fieraket dominojne ndeshjen ne "Loni Papuciu" dhe shenojne dy gola ne pjese te pare dhe nje ne te dyten, ndersa Mancaku shkurton diferencen.