E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja e gjyqtarit, Nishani: Hetimet nga prokurorët më të mirë

Ministri i Brendshëm Bujar Nishani, në fjalën e tij gjatë zhvillimit të mbledhjes së Komisionit Parlamentar të Sigurisë, ka folur edhe për hetimet ndaj vrasjes së gjyqtarit Skerdilajd Konomi në Vlorë para disa ditësh. Ministri e ka cilësuar aktin ndaj gjyqtarit, krim të organizuar dhe ka theksuar se hetimet për zbardhjen e ngjarjes po zhvillohen nga prokurorët më të mirë. Më herët në këtë mbledhje, ministri ka paraqitur raportin për krimin e organizuar si dhe punën 6 mujore të policisë së shtetit në këtë drejtim.
 

Sipas Nishanit gjatë këtij 6 mujori janë shënuar 76 vrasje ndërsa ka shtuar se është rritur zbulueshmëria për këto krime. Por, kjo deklaratë e ministrit është kundërshtuar nga deputetët e opozitës në komision të cilët e kanë cilësuar raportin vetëm si statistikor dhe të dhënat e paraqitura si jo të sakta.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›