Librazhd, del nga shinat treni

Sipas shefit të Distancave të Mirmbajtjes së Linjave Hekurudhore në Elbasan, Skënder Sinani, incidenti mund të jetë provokuar nga qarkullimi i trenit të mallrave, i cili ka dëmtuar hekurudhën dhe ka bërë që treni i pasagjerëve të dalë nga shinat.
Ngjarja ka ndodhur rreth ores 15:30 ne segmentin Perrenjas-Librazhd, ne vendin e quajtur Hotolisht, 10 km larg stacionit te qytetit te Librazhdit. Fale manovrimit ne kohe te makinistit, eshte evituar nje tragjedi e cila ka rrezikuar seriozisht jeten e 50 pasagjereve qe udhetonin ne kete mjet transporti. Ne vendngjarje kane qene sherbimet policore dhe hekurudhore, qe kane normalizuar situaten ne kohe rekord.
Nderkohe pasagjeret e ndodhur ne tren kane vazhduar udhetimin e tyre me mjetet te tjera te rastit duke u ndihmuar nga keta te fundit. Gjate vitit 2010 hekurudha e linjes Tirane-Pogradec eshte perballur me incidente te shpeshta, duke vene ne rrezik jeten e pasagjereve dhe shkak per kete fenomen eshte bere amortizimi i hekurudhes.