E Shtunë, 31 Tetor 2026

Librazhd, evakuohen disa familje nga rrëshqitja e dherave

Gjashtë familje në fshatin Karkaveç të Librazhdit janë evakuuar së fundit për shkak se tonelata dherash u shkëputën duke rrezikuar seriozisht banesat e tyre. Shtabi i Emergjencave Civile në këtë zonë ka kërkuar nga banorët që të qëndrojnë shtëpive të tyre, pasi ato mund të shemben nga momenti në moment. Ndërkohë, banorët janë strehuar përkohësisht në qendrat spitalore dhe në shkolla. Edhe dhjetë shtëpi të tjera ndodhen në rrezik, ndërkohë që banorët duhet të largohen prej andej.                                                                                              

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›