E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmbytjet, ushtria ngre argjinaturën në Ishull Lezhë

Aktualisht ka përfunduar argjinatura në një gjatësi prej 500 metrash, ndërsa po punohet për përfundimin e plotë të saj. Puna vazhdon edhe për riparimin e argjinaturës së Dajçit. Në këtë argjinaturë me gjatësi 14 kilometra, janë vendosur 3000 thasë me rërë dhe janë kryer punime të tjera të domosdoshme për strukturën e argjinaturës", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes. Gjithashtu, Forcat ushtarake nisën dje në mëngjes dhe përfunduan rreth mesditës ndërtimin e urës tip “Bejli” me gjatësi 9 metër në Muriqan të komunës Obot, ndërsa në fshatin Obot janë shpërndarë me anë të gomoneve dhe motobarkave ushtarake rreth 200 pako me ndihma ushqimore, afërsisht tre ton me materiale të nevojshme për familjet që kanë shtëpitë e përmbytura. Forcat ushtarake po punojnë me intensitet për riparimin e infrastrukturës rrugore në zonat e prekura nga përmbytjet dhe po merren edhe me evakuimin e banorëve të zonave të përmbytura. Rreth 150 forca ushtarake si dhe 48 mjete si, 12 kamionë, 6 gomone, 1 ambulancë, 14 vetëshkarkuse, 4 fadroma, 2 ekskavatorë dhe mjete të tjera, janë vendosur në ndihmë të banorëve në zonat e përmbytura.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›