E Shtunë, 31 Tetor 2026

Librazhd, humbet dorën gjatë peshkimit me dinamit

Ka zgjedhur peshkimin me dinamit si mënyrë më të thjeshtë për të hedhur ca peshq në rrjetë, por ka mbetur i dëmtuar rëndë e në rrezik për jetën. Ngjarja ndodhi në përroin e Rrapunit, ku Ermir Alla, 22-vjeç kishte ndaluar për të peshkuar. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes mësohet se i riu ka hedhur një sasi dinamiti, kur lënda i ka shpërthyer në dorë. Pasojat kanë qenë shumë të rënda. Ai është transportuar menjëherë në spitalin kirurgjik të qytetit. Sipas mjekëve, gjendja e tij është e rëndë dhe mjekët thonë se ka pësuar dëmtime të pariparueshme në njërën dorë. Përroi i Rrapunit ndodhet në Librazhd, një degëzim i Shkumbinit, ku shpesh peshkohet edhe në mënyrë të paligjshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›