Një udhëzim absurd, kundër ish-pronarëve..!
Letër, Kryeministrit Berisha
Dylejman KARAJ
Nuk ka shërbim më të keq se sa i bëhet mazhorancës së PDSH, tani në prag të fushatës elektorale se sa të pengosh me Ligj të drejtën e ish-pronarëve për tu vënë në radhë për kthimin dhe kompensimin e pronave të tyre të trashëguara. Kështu, përtej vullnetit tashmë të shprehur qartë të qeverisë Berisha për kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarëve, realitetit në zyrat e Agjencisë së Kthimit dhe të Kompensimit të Pronave, flet ndryshe. Me gjithë dëshirën dhe vullnetin e mirë të drejtorit të Agjencisë së Kthimit dhe të Kompensimit të Pronave të Qarkut Tiranë. zotit Patriot Çobaj dhe stafit të tij të përkushtuar maksimalisht për detyrën, një ligj apo një udhëzim qorr i dhënë kohë më parë, gjithsesi pa u konsultuar me grupet e interesit, ka ndaluar që prej 31 dhjetorit të vitit 2008, të drejtën e çdo ish-pronari për të regjistruar kërkesën për kthim dhe kompensim të pronës... ! Nuk ka paradoks më të madh se sa tju kufizosh ish-pronarëve të drejtën më elementare, atë të depozitimit të kërkesës për kthim e kompensim të pronës. Dhe e gjitha kjo ngatërresë duhet thënë, bëhet me keqdashje nga ndonjë nëpunës mediokër dhe plëngprishës, i cili për fat të keq vegjeton akoma në administratën e këtij shteti, me qëllim për të kundërvënë ish-pronarët, kundër programit të qeverisë së mazhorancës së djathtë. Arsyet se përse ky udhëzim duhet ndryshuar menjëherë dhe tju hapet drita jeshile ish-pronarëve janë disa, por ndër më të thjeshtat mund të thuhen: Së pari, shumë ish-pronarë nuk kanë mundur për ti plotësuar në kohë dosjet me dokumentet përkatëse, kryesisht prej burokracisë së institucioneve, sidomos të atyre të drejtësisë. Së dyti, mospasja dijeni e ç do të interesuari për kufizimin e kohës për aplikim. Dhe së treti të qënurit jashtë shtetit për shumë kohë të pjesëtarëve kryesor të familjeve të ish-pronarëve dhe të pamundësisë reale për të qenë prezent në vendlindje për të plotësuar një dosje pronësie me gjithë dokumentet e nevojshme e të tjera e të tjera arsye njerëzore... nuk duhet kurrsesi të bëjnë që shumë familjeve ish-pronare tju ndalohet e drejta edhe për ta regjistruar dosjen me dokumentet e pronësisë së tyre në zyrat e Agjencisë së Kthimit dhe të Kompensimit të Pronave ish-pronarëve... Kufizimi në kohë i këtij veprimi fare të thjeshtë administrativ krijon pakënaqësi dhe nervozizëm në rrethet e familjeve ish-pronare e më gjerë, sidomos tani në këto ditë të fushatës elektorale.
*Avokat, anëtar i PDSH-së
Last Updated on Wednesday, 13 May 2009 18:04