E Diel, 1 Nëntor 2026

ODIHR kundërshton qeverinë për zëvendësimin e Glover: Ja përse na kundërshton qeveria

ODIHR e cilëson të papranueshëm qëndrimin që qeveria shqiptare po mban ndaj shefes së misionit të këtij organizmi në vendin tonë, si dhe shprehet i palëkundur në zgjedhjen dhe qëndrimin e tij duke theksuar se nuk ka ndër mend të ndryshojë shefen e misionit në Shqipëri, pavarësisht presioneve që vijnë nga qeveria shqiptare. Zëdhënësi i ODIHR-it, Jens-Hagen Eschenbaecher konfirmoi zyrtarisht faktin se qeveria shqiptare ka kundërshtuar emërimin e shefes së misionit vëzhgues të zgjedhjeve në qershor Audrey Glover, për shkak të raportit kritik të mbajtur nga ky mision në vitin 1996, i cili në atë kohë drejtohej po nga Glover. Zëdhënësi e cilëson këtë qëndrim të qeverisë shqiptare si hap jo të duhur. Ndër të tjera ODIHR shprehet i sigurt në zgjedhjen e tij dhe nuk sheh ndonjë arsye për të hequr ambasadoren Glover nga ky mision, pasi e vlerësojnë atë si personin më të përshtatshëm për të bërë këtë punë. Qeveria shqiptare ka kundërshtuar emërimin tonë të kryetares së misionit vëzhgues të zgjedhjeve në Shqipëri. Ne shpresojmë gjithsesi se misioni ynë që ka shkuar në Shqipëri që javën e kaluar do të jetë në gjendje të kryejë detyrat e tij në përputhje me mandatin e tij, ka theksuar zëdhënësi i ODIHR. Ai madje ka konfirmuar edhe faktin se qeveria shqiptare është kundër Glover, pasi ajo ka qenë kryetare e ODIHR gjatë vëzhgimit të zgjedhjeve shumë të kritikuara të vitit 1996. Misioni i ODIHR-it i dënoi ato zgjedhje si jo të lira dhe denoncoi shumë manipulime të bëra nga autoritetet. Procesi zgjedhor në vitin 1996 u bojkotua nga opozita. ha se qeveria shqiptare ka kundërshtuar emërimin e kryetares së misionit vëzhgues të zgjedhjeve në Shqipëri. Në këtë deklaratë, ODIHR i bën të qartë edhe njëherë qeverisë shqiptare se nuk është ajo që ka rol në emërimin dhe përzgjedhjen e kryetarëve të misioneve vëzhguese të ODIHR-it, dhe se kjo është vetëm përgjegjësi e ODIHR-it. Vëzhgimin e zgjedhjeve ne e bëjmë sipas mandatit të hartuar nga vendet anëtare të OSBE-së, në bazë të një metodologjie tashmë të provuar mirë e të përdorur në shumë vende, për shumë vite. Kjo metodë do të përdoret edhe në Shqipëri. Pra nuk duhet të ketë asnjë dyshim se vlerësimet tona nuk do të jenë objektive. Disa herë ndodh që qeveritë ose opozita, nuk i pëlqejnë vlerësimet tona, por nuk bëhet fjalë që ne të mbajmë anë në punën tonë, theksoi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›