Blushi: Shqipëria, rrezikon të mbetet pa opozitë

"Ne jemi këtu sonte se mendojmë që punët në PS-së nuk po ecin mirë, sepse Shqipëria rrezikon të mbetet pa opozitë, se në forumet na është mbyllur dera, jemi këtu sonte në emër të vërtetës. Kështu është shprehur deputeti i PS-së Ben Blushi në takimin e "Lëvizjes për mendim ndryshe". Sipas tij PS nuk erdhi në pushtet jovetëm për saktësisë së zgjedhjeve por për shkak se e majta nuk i dha shqiptarëve arsyet për ti besuar prandaj dhe shqiptarët i thanë të majtës se nuk është gati t'i qeverisë.
"E majta duhet të ndryshojë dhe të shohë me realizëm atë që ndodhi në 28 qershor, PS-ja po zgjedh një kryetar por nuk po ndryshon, ajo poi ikën betejës dhe i largohet çdo minute kësaj beteje" theksoi Blushi
Gjithashtu Blushi theksoi se disa ditë më vonë qeveria do të hyjë në Kuvend dhe atje nuk do të ketë opozitë që t'i thojë që kjo qeveri nuk do të ndryshojë vendin.
"Opozita nuk është në parlament por në salla për të kuptuar ku ndryshon Rama nga Rama, do fitojë ai që u thotë shokëve që të mos shkojnë në Kuvend, ai që reflekton humbjen shtoi Blushi duke theksuar se PS-ja është më e dobët se asnjëherë tjetër dhe se Rama nuk ka mundur Berishën por ka mundur Partinë Socialiste.
"Ne do t'i themi të gjithve se PS-ja do ti thotë jo bojkotit por do të përfaqësojë të gjithë ata që kanë nevojë për një Shqipëri të drejtë" theksoi Blushi duke shtuar se PS-ja duhet të refermohet duke i dhënë Shqipërisë opozitën që kërkon.