E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarri në Dëshiran, zjarrfikësit ndërhyjnë në disa vatra

ELBASAN - Disa vatra zjarri të shfaqura në pyjet e Dëshiranit kanë vënë në lëvizje të gjitha mjetet zjarrfikëse dhe banorët e zonës gjata pasdites së sotme. Rreth orës 18..00 është lajmëruar rënia e zjarrit në pyjet me shkurre e pemë në tri vende. Kanë qenë banorët ata që kanë ndërhyrë të parët dhe më pas i janë bashkuar efektivat e zjarrfikës dhe mjetet. Mësohet se janë kryesisht sipërfaqe pyjesh e kullotash dhe nuk ka shtëpi në afërsi. Gjithsesi zjarrfikësit bashkë me banorët kanë vazhduar operacionin në luftë me flakët për të bërë të mundur izolimin dhe fikjen e zjarreve. Drejtues të zjarrfikësve në Elbasan bëjnë të ditur se në vendin e zjarrit kanë mbërritur ekipe dhe mjete duke bërë përpjekjet maksimale për të vënë në kontroll flakët. Ende mbeten të papërcaktuara që kanë sjellë zjarrin në më shumë se një vatër. Pakujdesia është një ndër versionet e para të ngritura nga policia që bashkë me zjarrfikësit ka mbërritur pyllin e Dëshiranit.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›