Korçë, vrau vëllanë e tij dhe gjyshin e nuses, vetëvaret në burg
KORCE – Vrau 8 muaj më parë vëllanë e tij dhe gjyshin e bashkëshortes, ndërsa sot është gjendur i vetëvarur në burgun e Drenovës.
Bëhet fjalë për historinë e 33-vjeçarit, Romeo Myrtezai i cili më 14 shtator vrau në mes të rrugës 65-vjeçarin Fatmir Muhaxhiri, pas një konflikti mes tyre, dhe vëllain e tij Dritan Myrtezai 38 vjeç.
S'E LANE TE MERRTE NUSEN, I VRAU
Autori ka shkuar në shtëpinë e nuses ta merrte pasi ishin të ndarë, ndërsa ka hasur në rezistencën e gjyshit të saj i cili nuk e ka pranuar këtë fakt. Menjëherë 25 vjeçari Romeo Myrtezai ka shkuar në shtëpinë e tij për të marrë armën, por në shtëpi ka qenë vëllai i tij, ku duke u mbështetur tek fakti që ai u gjet i vdekur në banesë nga policia, mendohet që edhe ai ta ketë penguar të vëllain për të marrë nusen.
Pasi ka vrarë të vëllain Myrtezai ka shkuar sërish në shtëpinë e nuses me qëllimin për ta marrë atë, por sërish është kundërshtuar nga gjyshi i saj, si pasojë 25 vjeçari e ka vrarë atë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)