Thaci-Dacic, marreveshja finale duket larg
Ne Bruksel eshte zhvilluar dje raundi i tete i bisedimeve ndermjet Kosoves dhe Serbise. Takimi i perbashket i kryeministrave Hashim Thaci dhe Ivica Daciq, nen pranine e shefes se politikes se jashtme te Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka nisur rreth ores 14:00, per te vazhduar me disa nderprerje. Ne nje adresim per gazetaret ne Bruksel, shefi i Zyres per Kosoven ne Qeverine e Serbise, Aleksandar Vulin, i cili eshte pjese e ekipit negociator te Beogradit, ka thene se ka ardhur deri te ngritja e zerit ne mes te paleve, cfare ka bere qe baronesha Ashton te nderprese takimin trepalesh dhe te bisedoje ndaras me delegacionet.
Duke folur per tensionet gjate bisedimeve, ai ka thene se “incidente nuk ka pasur, por zera te ngritur”. Vulin nuk ka pranuar te thote se cila teme ka ngritur tensionet, por ka thene se bisedimet trepaleshe do te vazhdojne nese ka hapesire per nje gje te tille. Zyrtari serb ka bere te ditur se ne takim, te dyja palet kane paraqitur argumentet, ndersa ne lidhje me marreveshjen eventuale eshte shprehur: “Mos prisni marreveshje perfundimtare! Eshte fjale e veshtire marreveshja perfundimtare”.
Takimit Thaci-Daciq i kane paraprire bisedimet dypaleshe te baroneshes Ashton me delegacionet e te dyja vendeve. Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci, ka shprehur edhe nje here optimizmin per arritjen e marreveshjes per normalizimin e marredhenieve me Serbine. Ne nje prononcim ne gjuhen angleze, Thaci ka thene se “sot eshte dite historike dhe cast vendimtar per Kosoven dhe rajonin”. Kurse ka shtuar: “Jam udheheqes i vendimeve dhe jam ketu per te marre vendimin per te ardhmen e vendit tim dhe perspektiven evropiane te rajonit”, ka thene Thaci para takimit me baroneshen Ashton.
Nje dite me pare, kryediplomatja evropiane i ishte drejtuar opinionit me nje deklarate per media, ku ka shfaqur bindjen se palet jane shume prane marreveshjes per normalizimin e marredhenieve. Zedhenesja e saj, Maja Kocijanciq, ka perseritur sot qendrimin e baroneshes. “Ajo beson se marreveshja eshte shume prane, edhe pse nuk do te jete e lehte. Po ashtu ka thene se, kur kemi nisur, te gjithe e kemi ditur se do te jete e veshtire dhe do te kerkoje udheheqje te fuqishme politike. Zonja Ashton beson se delegacionet qe jane sot ne Bruksel, do te sillen ne frymen e gjetjes se nje zgjidhjeje per interesat e popullit qe perfaqesojne dhe per nje te ardhme me te mire per te”, ka cituar Kocijanciq deklaraten e zonjes Ashton.
Rendesine e arritjes se marreveshjes e kane ritheksuar po ashtu edhe Shtetet e Bashkuara. “Shpresoj qe te perparojne. Do te doja te arrihej marreveshja midis Beogradit dhe Prishtines, sepse mendoj se ajo do te ishte mire per paqen dhe stabilitetin ne rajon, si dhe per perparimin e Serbise drejt Bashkimit Evropian”, ka deklaruar sot ambasadori amerikan ne Beograd, Michael Kirby.
Rezultatet nga dialogu Kosove-Serbi shihen si esenciale per perparimin e dy vendeve ne procesin e integrimit evropian.
Vuciq, politikani me me ndikim ne Serbi
Ndryshe nga heret e tjera, ne tryezen e djeshme te diskutimeve ndermjet Kosoves dhe Serbise, ishte i pranishem edhe Aleksandar Vuciq, zevendeskryeministri serb. Vuciq shihet si politikani me me ndikim ne skenen politike te Serbise. “Marreveshja duhet te arrihet. Serbia nuk ka kohe qe te prese edhe nje vit, apo edhe pese vjet, ne konflikt te ngrire. Kush do te prese? Njerezit nuk kane durim”, ka thene Vuciq, para takimit.