“Edipi Mbret” udheton drejt Prishtines
Shfaqja “Edipi Mbret” e regjisorit Ilir Bokshi, bashkeprodhim mes dy institucioneve me te larta teatrore ne Kosove e Shqiperi, do te jepet premiere ne Teatrin Kombetar te Kosoves. Shfaqja e pare eshte planifikuar sot, pra me 3 prill dhe qe do te rishfaqet edhe ne data 4 dhe 5 prill. Vete regjisori Bokshi, eshte prehur shume entuziast per shfaqjen qe do te startoje sot ne Prishtine, pasi pret te shohe reagimet edhe te publikut prishtinas. “Natyrisht me jep ndjenje te mire qe shfaqja po vjen edhe ne Prishtine, meqe eshte bashkepunim mes dy teatrove. Eshte ndjenje e vecante, dhe mezi po pres qe te shoh reagimet e publikut ketu”, ka thene Bokshi. Kritika shqiptare e ka mirepritur shfaqjen nen regji te Bokshit, qe eshte dhene premiere ne Tirane, me 11 mars. Tragjedia e Sokofliut nga mediet shqiptare u vleresua per besnikerine ndaj antikitetit, por ne te njejten kohe edhe per inskenimin ne nje kendveshtrim te ri. Vec Bokshit, pjese e ekipit kosovar qe ka punuar ne kete shfaqje ne bashkeprodhim, kane qene edhe kompozitori Trimor Dhomi, skenografi Petrit Bakalli dhe kostumografia Vesa Kraja. TKK-ja ka investuar ne kete shfaqje 10 mije euro. Drejtoresha e Teatrit Kombetar te Kosoves, Elmaze Nura, e cila e ka pare kete shfaqje edhe ne Tirane, ka deklaruar se i ka pelqyer shume shfaqja, sepse behet fjale per nje shfaqje te arrire. “Eshte nje shfaqje dinjitoze dhe vertet do te doja qe jo vetem njerezit qe e ndjekin rregullisht teatrin, por edhe te tjere te vijne dhe te shohin kete shfaqje”, ka thene Nura. Shfaqja “Edipi Mbret” ka hapur punimet e Asamblese se Pergjithshme te Konventes Evropiane te Teatrove, qe u mbajt ne Tirane, e nderkohe Teatri Kombetar i Kosoves ka nisur lobimin per t’u bere pjese e ketij rrjeti te madh teatror. Nura ka bindjen se “Edipi Mbret” ka qene pikerisht shfaqja qe i eshte dashur Teatrit Kombetar te Kosoves per t’u prezantuar para Konventes Evropiane te Teatrove. Teatri Kombetar i Kosoves u be anetar i Konventes, pa asnje vote kunder. Regjisori Bokshi ka bindjen se ka kontribut ne kete pranim. Historia e Edipit, rrefen historine e nje djali, qe pa dashur permbush nje profeci te hershme: vret babane, Lain dhe martohet me te emen. Kur meson te verteten ai verbohet, kurse e ema, Jokasta, vret veten. Per te sjelle ne skene kete tragjedi, Bokshi ka angazhuar 16 aktore, shumica prej te cileve jane ne moshe te re. Me role kryesore ne shfaqje paraqiten Helidon Fino dhe Yllka Mujo. Ne role te tjera interpretojne, Ema Andrea (Korifeu), Neritan Licaj (Kreon), Olta Dulaku, Erioma Kakeli, Lulzim Zeqja, Eftiola Lacka, Amos Zaharia etj.