Tenton të vrasë kandidatin e komunës Dajt, kapet autori
TIRANE- Tentohet të vritet me armë zjarri kandidati i PD-së për kreun e komunës Dajt, Besim Kuka. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së premtes në zonën e njohur si zona e Freskut pas përfundimit të një takimi elektoral te Kukes me banore te zones. Nga të dhënat e pakta që shoqërojnë konfliktin me armë bëhet e ditur se gjithçka ka nisur pas një zënke mes Ylli Hidrit dhe Besim Kukës, pasi ky i fundit ka qenë duke dalë nga takimi me zgjedhës të tij në zonën e 'Freskut'. Hidri është afruar afër tij dhe ka nisur ta shajë dhe ta ofendojë kandidatin për kryekomunar të Dajtit. Konflikti ka degjeneruar me përballje fizike dhe në atë moment Hidri mësohet se ka nxjerrë armën duke qëlluar disa herë në drejtim të tij. Fatmirësisht të shtënat rreth 4 të tilla nuk kane shenuar asnje viktime apo te plagosur. Policia ka arrestuar 15 minuta pas ngajtjes Ylli Hidrin që njihet si krahu i djathtë i ish-kryekomunarit socialist , teksa ky kishte marrë rrugën drejt Dajtit. Dyshohet se rrugës për në Dajt autori ka mundur të hedhë armën e cila nuk është gjetur ende si prove materiale. Janë burime të policisë, të cilat tregojnë se Hidri ka pranuar se ka qëlluar mbi 48-vjeçarin Kuka, pasi mes tyre ekziston një konflikt i vjetër, por që nuk ka saktësuar se cili ishte konflikti. Ylli Hidri është biznesmen, sipas policisë dhe mësohet se ai drejton linjën urbane Qendër-Linza dhe kthim. Policia ka marrë dëshminë e shumë personave të pranishëm, gjithashtu edhe rrëfimin e vetë kandidatit të PD-së për komunën Dajt, i cili ka shpjeguar gjithçka që ka ndodhur mes tyre.
(s.g/BalkanWeb)
(s.g/BalkanWeb)