E Shtunë, 31 Tetor 2026

Librazhd, manovrim i gabuar i mjetit, plagosen 5 persona

Një aksident, fatmirësisht pa pasoja për jetën është shënuar në Librazhd rreth orës 16,00, si pasojë e së cilës dy automjete janë përplasur menjëra-tjetrën.
 

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Babje, ndërsa mësohet se një foristradë me targa 84 21 T, është përplasur me një kamion.
Forca të shumta policie menjeherë janë drejtuar për në vendin e ngjarjes, sapo ata janë informuar për këtë aksident, duke nisur dhe me hetimet paraprake.
 

Sipas burimeve të uniformave blu, mësohet se pesë persona kanë marrë plagë të rënda, ndër ta, 2 shtetas holandezë të cilët udhëtonin me foristradë dhe 3 të tjerë të cilët udhëtonin me një kamion.
 

Mësohet se shkaku i aksidentit ka qënë lagështia në rrugë, ndërsa të dëmtuarit janë dërguar menjeherë për në spitalin e Librazhdit, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore paraqitet mjaftë e rënduar.
 

Policia deri në këto caste ka bërë të mundur indetifikimin e një prej të plagosurve, ndër ta ,drejtuesi i kamionit Mentor Belba. Ende nuk dihet indetiteti i të tjerëve.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›