E Shtunë, 31 Tetor 2026

Librazhd, 5 persona në pranga, prodhonin lëndë plasëse

LIBRAZHD- Policia e Librazhdit ka vënë në pranga 5 persona të cilët dyshohet se merreshin me prodhimin e lëndëve plasëse. Burime të policisë konfirmojnë arrestimin e 5 të rinjve në fshatin Qerret të komunës Labinot Mal, të cilët u kapën në flagrancë me një sasi nitrat amoni dhe lëndë djegëse, të cilat shërbejnë për prodhimin e lëndeve plasëse në mënyrë artizanale.

Të arrestuarit janë Agron Kaca, Dritan Kaçiku, Alban Kontreli, Aurel Balliu dhe Arjan Biba, të moshës 21 deri në 26- vjec, të gjithë banues në fshatin Zdrajsh të komunës Orenje në Librazhd. Policia po heton lidhur me veprimtarinë e këtij grupi kriminal.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›