Librazhd, mbytet në lumë 13 vjeçari

Një tjetër minoren mbytet në ujërat e lumenjeve teksa lahej me shokët për të sfiduar temperaturat e larta të stinës së nxehtë. Një 13 vjecar me inicialet E. A është mbytur në ujërat e lumit Shkumbin në Librazhd teksa lahej me shokët e tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur para pak castesh në lagjen "Grumbullimi". Banorët e zonës kanë nxjerrë me urgjencë trupin e adoleshentit, por ka qenë tepër vonë për ta shpëtuar. Ngjarje të ngjashme janë shënuar pak ditë më parë edhe në Martanesh ku gjeten vdekjen 2 fëmijë, si dhe në Berat ku u mbyt teksa lahej në rezervuar një tjetër adoleshent.