E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ina Rama pret Amb.franceze:Të garantohet pavarësia e instititucioneve

Prokurorja e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë, Ina Rama zhvilloi sot një takim me ambasadoren e Francës në Tiranë, Christine Moro.
 

Takimi, i cili kishte karakternjohës, pati si temë diskutimi pavarësinë e institucioneve të drejtësisë dhe rolit të tyre në forcimin e shtetit të së drejtës, si dhe roli i ProkurorisëShqiptare si një nga hallkat e rëndësishme në ruajtjen dhe zbatimin e ligjit. Në këtë aspekt u trajtuan dhe çështje të veçanta, me të cilat ndeshet drejtësia shqiptare, hetimi i plotë dhe i gjithanshëm i proceseve të ndryshme, transparenca dhe efektiviteti në gjykim.
 

Në vijim të takimit midis Kryeprokurores Ina Rama dhe ambasadores së Francëss në Tiranë, Christine Moro, u trajtuan dhe çështje mbi zhvillimet aktuale.Nëtakim u diskutua rëndësia se secili institucion duhet dhe e ka për detyrë të punojë në mënyrë të pavarur, bazuar në ligj dhe jashtë çdo ndërhyrjeje, për të garantuar shtetin e së drejtës. Mbi këtë bazë, ambasadorjafranceze shprehu mbështetjen e saj për Prokurorinë Shqiptare dhe punën profesionale të kryer prej saj si dhe vlerësoi bashkëpunimin midis institucioneve të akuzës të dy vendeve.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›