Kapet 12 kg drogë në kufi me Malin e Zi

Burime zyrtare bënë me dije se sasia e drogës u sekuestrua në vendin e quajtur “Gryka e Shegave” në fshatin Hot të rrethit të Malësisë së Madhe në afërsi të kufirit me Malin e Zi.
Patrulla e policisë kufitare ka konstatuar një person me një thes në dorë, i cili po ecte në drejtim të kufirit të Malit të Zi, duke i bërë thirrje këtij personi që të ndalojë. Pas kësaj, poseduesi i lëndës narkotike e ka braktisur thesin me drogë, rreth 25 metër larg nga vija e kufirit me Malin e Zi.
Falë terrenit të thyer dhe i ndihmuar nga errësira, shtetasi i paidentifikuar, ka mundur të largohej nga vendi i ngjarjes, duke vrapuar në drejtim të kufirit të Malit të Zi. Ne vendngjarje u dërgua grupi hetimor, ku rezultoi se brenda thesit u gjetën 13 pako në formë katrore të presuara dhe të mbështjella me plasmas transparente, me lëndë bimore në formë boçe, në gjendje të tharë, me karakteristika të lëndës narkotike Mariuanë, ku pasi u peshuan 13 pakot rezultoi të ishin gjithsej me një peshë prej 12 kilogram e 877.8 gram.
Në lidhje me rastin në fjalë, nga strukturat e Antidrogës në Drejtorinë e Policisë Qarku Shkodër, po kryen të gjitha veprimet e duhura procedurale e hetimore dhe po punohet për identifikimin e kapjen e autorit, të kësaj vepre penale. Materialet procedurale do t’i kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike”. /S.Ll/Start/
2012-06-20 11:57