E Diel, 1 Nëntor 2026

Kërcënohet me jetë një gjyqtar, pranga të dyshuarit

Rasti më i fundit, është kërcënimi që i është bërë kreut të Gjykatës së Vlorës, Artur Malaj, ku një shtetas me anë të mesazheve telefonike e ka kërcënuar me jetë atë dhe familjen e tij. Përballë kësaj situate, gjyqtari Malaj, ka denoncuar rastin në polici, ku tashmë një shtetas është vënë në pranga.

Policia ka marrë nën mbrojtje familjen e gjyqtarit që banon në Tiranë, teksa i shoqëruar me polic prej ditësh është edhe gjyqtari. Në pranga përfundoi shtetasi Mentor Mustafaraj, i cili dyshohet se ka kërcënuar gjyqtarin për çështje pronësie. /Start/

                                                                                             2012-06-20 10:32
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›