E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministria e Kulturës nënshkruan kontratë kolektive me artisët

 Kontrata kolektive do të rregullojë marrëdhëniet e punës midis punëdhënësve dhe punëmarrësve në fushën e artit dhe të kulturës, në përputhje me Kodin e Punës dhe me Ligjin “Për Artin dhe Kulturën”.

Është hera e tretë që kjo kontratë nënshkruhet midis MTKRS dhe SPASH. Për herë të parë, Kontrata Kolektive e Punës e Sindikatës së Pavarur të Artistëve të Shqipërisë është firmosur  nga ish Ministri Z. Bujar Leskaj, për  një afat 3 vjecar dhe më pas marrëdhënia kontraktuale është rinovuar po me të njëjtin afat nga ish Ministri Z.Ardjan Turku. Kohëzgjatja e kontratës së nënshkruar sot do të zgjasë për një periudhë 5 vjeçare.

Përsa i përket interesimit të medias për çështjen e Statusit të Artistit, Zv/ministri i TKRS-së pas firmosjes së kontratës Z. Abaz Hado tha se Ministria e Kulturës ndjek me kujdes të gjitha problemet që kanë të bëjnë me artistët, përfshi këtu dhe çështjen e Statusit së Artistit, problem që do të marrë shumë shpejt zgjidhje.  /Start/

                                                                                             2012-06-20 14:27
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›