E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moti i keq, mblidhet Komiteti i Emergjencave Civile

Gjatë mbledhjes së sotme Nishani adresoi detyrat kryesore për të përballuar situatën e vështirë të krijuar nga reshjet e borës dhe i ftohti që ka përfshirë zona të ndryshme të vendit. Ai tha se shtabi qendror do jetë 24 orë në gatishmëri dhe në kontakt me nevojat dhe emergjencat, në zbatim të një plani veprimi.

Në krye të këtij operacioni, theksoi Nishani, “do të jetë Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile që do merret me shkëmbimin e informacionit me një sërë institucionesh lokale e qendrore”.

Ai kërkoi nga Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave të Shtetit përgatitjen e paketave dhe rezervave ushqimore për t’iu shpërndarë banorëve në rast nevoje në zonat e prekura.

“Për MPPT-në kërkohet menaxhim dhe monitorim i kontratave për mirëmbajtjen e rrugëve; të monitorohet menaxhimi i mjeteve si skorie dhe kripë, të nevojshme për zhbllokimin e rrugëve”, tha Nishani, ndërsa kërkoi nga Ministria e Bujqësisë që të sigurojë rezerva të nevojshme për gjënë e gjallë në zonat e bllokuara.

“Ministria e Shëndetësisë të sigurojë furnizimin e plotë në rast kërkesash me barna nga emergjencat rajonale, si dhe një ekip mjekësh në gjendje gatishmërie në rast nevoje. Ministria e Arsimit dhe Shkencës kërkohet të mbajë nën kontroll procesin e mësimdhënies, si dhe të marrë vendime për pezullimin e procesit në varësi të situatës”, shtoi Nishani, duke theksuar edhe nevojën e vënies në gatishmëri edhe të helikopterëve për ndërhyrje nga ajri.

/Start/E.B/

                                                                                             2012-02-07 21:39
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›