E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkarkohet nga diplomacia vajza e kryetares së GJ. së Lartë

Bëhet fjalë për vajzën e kryetares së Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj, emri i të cilës ishte përfolur në videon e transmetuar më shumë se një vit më parë midis Metës dhe Dritan Priftit.

Silvi Beçaj, punonte si përfaqësuese shqiptare e zyrës së OKB-së në Vjenë të Austrisë. Në fakt, ajo kishte marrë leje për lindjen e fëmijës, dhe nuk ishte kthyer në punë.

Për këtë arsye, Ministria e Jashtme, e ka shkarkuar nga detyra duke emëruar një diplomat tjetër në këtë post. Në videon e transmetuar, Meta i thoshte Dritan Priftit se me Gjykatën e Lartë nuk do të kishte asnjë problem, pasi ai kishte emëruar vajzën e zonjë Beçaj si diplomate. Ajo çka u tha në video, u kundërshtua më pas nga kryetarja e Gjykatës së Lartë, duke i quajtur trillime. /Start/

                                                                                             2012-02-08 08:22
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›