E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, gjendet i vdekur një shtetas, dyshohet nga i ftohti

Policia bëri me dije se viktima është shtetasi Alfred Talka, 35-vjeç, i cili dyshohet se ka vdekur nga të ftohtit, teksa ka qëndruar jashtë për shkak të përdorimit të tepruar të alkoolit.

Ai ishte nga Korça dhe banonte në Tiranë prej kohësh. Policia dyshon se viktima ishte endacak, ndërsa nuk i është gjetur asnjë mjet identifikimi. Ai është dërguar në morgun e QSTUT-së në Tiranë, ku do të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore për të zbardhur shkaqet e vdekjes së tij. /Start/

                                                                                             2012-02-08 09:35
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›