E Diel, 1 Nëntor 2026

Librazhd, tërmet 3.4 ballë

Një tërmet 3.4 ballë, i shkallës riter ka goditur mëngjesin e sotëm zonën e Librazhdit. Lëkundjet e forta janë ndjerë në të gdhirë të ditës së sotme rreth orës 3:00 të mëngjesit. Banorët kanë qenë në gjumë por shumica prej tyre i kanë ndjerë lëkundjet e fuqishme duke përhapur edhe panik. Instituti sizmologjik ka dhënë lajmin se tërmeti ka qenë i shkallës riter 3.4 ballë dhe epiqendra ka qenë në një fshat afër Librazhdit. Tërmete të shumta kanë përfshirë javët e fundit gjithë globin. Tërmeti më i fuqishëm ka qenë në Kinë, i cili ka përfunduar me mijëra viktima. Lëkundjet kanë vazhduar në Greqi, në Peloponez, kanë vazhduar në Malajzi e Japoni. Në tërmetin e sotëm në Librazhd nuk konfirmohen dëme materiale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›