Pasurimi i uraniumit, Irani kundërshton negociatat
Irani nuk të negociojë në lidhje me pasurimin e uraniumit. Sipas presidentit, Ahmadinexhad kërkesa e Këshillit të Sigurimit është jo logjike, duke theksuar nga ana tjetër, se fuqitë e mëdha kishin dështuar në përpjekjet për ta detyruar Iranin të heqë dorë nga programi i tij bërthamor.
Irani nuk pranon të zhvillojë negociata në lidhje me ndërprerjen e pasurimittëuraniumit. Sipas qeverisë kjo kërkesë është jo logjike, dhe negociatat nuk do të bazohen mbi këto kërkesa.
Kryediplomatit i BE-së, Havier Solana, i paraqiti Iranit, më 14 qershor, në emër të të gjashtëve, pesë anëtaret e përhershme të Këshillit të Sigurimit (Kina, SHBA-ja, Franca, Britania e Madhe, Rusia) dhe Gjermanisë, një ofertë të re bashkëpunimi që bazohet në ndërprerjen e pasurimit të uraniumit.
Sipas kësaj oferte, Irani do të përfitojë ndihmë tregtare, financiare, bujqësore si dhe mbështetje të teknologjisë së lartë në fushën bërthamore, nëse heq dorë nga pasurimi i uraniumit.
Por, ministri iranian i punëve të Jashtme, Manouchehr Mottaki, deklaroi se Irani ishte i interesuar për të negociuar për ofertën e re të bashkëpunimit mefuqitëemëdha. Ndërsa, për presidentin, Mahmud Ahmadinexhad, fuqitë e mëdha kishin dështuar në përpjekjet e tyre për të detyruar Iranit të heqë dorë nga aktiviteti i tij bëthamor.