Kosove EULEX-i arreston 4 persona per vrasje

Misioni i Bashkimit Evropian per policine dhe drejtesine ne Kosove beri te ditur se ka arrestuar kater persona ne Prishtine dhe rrethinen e saj ne lidhje me nje vrasje.
Ne njoftimin e EULEX-it thuhet se hetimet kane te bejne per vrasje te rende dhe tentim vrasje te renda te kryera gjate vitit 1999 dhe 2000.
Zyrtaret e ketij misioni thane se keto arrestime jane te lidhura me hetimet ne rastin Bllaca dhe se ky operacion eshte zhvilluar nen mbikeqyrjen e Prokurorise se Posacme te Kosoves.
Ndonese autoritetet nuk bejne publik emrat e te dyshuarve burimet lokale thane se fjala eshte per Shpresim Uka Driton Hajdari Shaban Syla emrat e te cileve permenden ne video incizimin e publikuar nga Nazim Bllaca.
Ne nentor te vitit 2009 Nazim Bllaca nga nje fshat i komunes se Lipjanit ne jug te Prishtines deklaroi publikisht se ka marre pjese ne vrasje keqtrajtime dhe veprime kriminale ne rreth 17 raste pas luftes ne Kosove. Ai e identifikoi veten si pjesetar i Sherbimit Informativ te Kosoves ndersa akuzoi per perfshirje ne krime struktura te larta politike ne vend.