E Diel, 1 Nëntor 2026

Librazhd, zjarr i madh në fshatin Mengel, Zjarrfikësit: E pamundur ndërhyrja

LIBRAZHD- Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë mesditën e sotme një masiv të madh pyjor, në fshatin Mengel të qytetit të Librazhdit.

Forca të shumta zjarrfikëse, të cilat kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje bëjnë me dije që e kanë të pamundur ndërhyrjen, për shkak të terrenit të vështirë.

Mësohet se kjo zonë pyjore është djegur disa herë vitin e shkuar, ndërkohë nga hetimet paraprake bëhet me dije se zjarri mundë të jetë i qëllimshëm.

Burime nga vendngjarja bëjnë me se nuk rrezikohen banesat përreth, ndërkohë që një sipërfaqe e madhe pyjesh po vijon të digjen.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›