E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediat: Nuk do të ketë zgjedhje serbe në Kosovë

Beograd- Pas refuzimit të UMNIK mbi mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë, duket se dhe qeveria serbe është tërhequr.

Sipas gazetës serbe Novositi, ministri serb për Kosovën, Goran Bogdanoviç ka thënë se pa mbështetjen e UMNIK- ut,  Serbia e ka të vështirë mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë, pasi do të cënohej procesi.

Por gjithashtu  Bogdanoviç, është shprehur se po vazhdojnë ende përpjekjet për të hyrë në një marrëveshje me EULEX- in ose UMNIK- un.

“UNMIK-u na ka informuar se nuk mund të marrë pjesë në zgjedhjet lokale.Organizimi i tyre është në përputhje me Kushtetutën dhe me ligjet e Serbisë, por duhet marrë parasysh edhe situata specifike në terren, ka thënë Bogdanoviç.

Gjithashtu citohet se pushteti në zonat me shumicë serbe do të vazhdojë të ushtrohet, por me ngritjen e disa drejtorive përkatëse.

Vetëm pak ditë më parë Misioni i Kombeve të Bashkuara i ka bërë të ditur Beogradit se nuk mund të organizojë dot zgjedhjet serbe në Kosovë.

Sipas kreut të UMNIK- ut, Farid Zarif, nëpërmjet një shkrese i ka shpjeguar Beogradit se për shkak të rrethanave në terren, UNMIK-u nuk do të jetë në gjendje të organizojë zgjedhje lokale në Kosovë.

Synimi i Beogradit për mbajtjen e zgjedhjeve, nxiti reagime të ashpra të Prishtinës zyrtare e cila e cilëson atë si cenim të sovranitetit dhe rendit kushtetues të Kosovës. Autoritetet në Prishtinë i kishin bërë thirrje UNMIK-ut që të mos bëhet palë në zgjedhjet serbe që rrezikojnë qëndrueshmërinë në Kosovë.

Kundër zgjedhjeve serbe në Kosovë kanë qenë dhe diplomatët e huaj europianë, të cilët kanë kërkuar zbatimin e marrëveshjes Prishtinë- Beograd.


No related posts.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›