Librazhd, zjarr në një masiv pishash, rrezikohen banesat

Një zjarr i madh ka përfshirë një masiv pishash në një fshat të Librazhdit mesditën e sotme. Burime zyrtare të Policisë së Librazhdit, të cilët kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, bëjnë me dije se një masiv pishash në fshatin Kuturman të Librazhdit është përfshirë nga flakë të mëdha zjarri. Gjithashtu, mësohet se drejt fshatit janë nisur dy zjarrfikëse. Në një deklaratë të dhënë për shtyp, shefi i shërbimit zjarrfikës, Safet Qarri ka thënë se zjarri ka disa vatra dhe mendohet të jetë i qëllimshëm. Më tej, ai ka shtuar se nga zjarri rrezikohen banesat dhe se përmasat e mëdha të zjarrit po vështirësojnë ndërhyrjen në terren.