Vrasja e 2 këshilltarëve, stafi i NATOS-s largohet nga ministritë afgane
KABUL- Pas vrasjes së dy këshilltarëve të NATO-s brenda godinës së Ministrisë së Brendshme në Kabul, stafi i NATO-s vendos të largohet nga ministritë afgane.
Vrasja e këshilltarëve është marrë përsipër nga talebanët, të cilët deklaruan se dy këshilltarët u vranë nga Abdul Rahman, i cili arriti të arratisej menjëherë pas krimit.
Në një deklaratë të tyre talibanët kanë deklaruar se kjo është një shenjë rezistence ndaj këtij misioni.
Sulmi brenda Ministrisë së Brendshme ka shokuar autoritetet afgane, pasi ky institucion konsiderohet si një ndër më të mbrojturit në Kabul.
(ma.ar/BalkanWeb)