Ngrin rruga e kombit, Shalsi përplaset me shtatë makina

Ngricat e krijuara gjate nates jane bere shkak per nje aksident qe ka ndodhur paraditen e sotme ne autostraden Milot- Kalimash, ne afersi te Fanit. Ne kete aksident jane perfshire 7 automjete,ndersa fatmirësisht nuk ka patur asnje te lenduar, por vetem deme materiale. Rreshqitja e nje kamioni ka sjelle edhe perplasjen me pas te 6 mjeteve te tjera, njera prej te cilave i perkiste deputetit te Partise Socialiste, Eduart Shalsi, i cili po udhetonte drejt Kukesit.
Kjo situate ka qene prezente vetem ne disa pjese te autostrades drejt Kukesit, ndersa kerkohet nderhyrje per te hedhur kripe ne vendet ku paraqitet veshtirësi per shkak te prezences se ujit, i cili ngrin gjate nates. Megjithese eshte bllokuar njeri krah i korsise, qarkullimi nuk eshte nderprere, ndersa trafiku eshte monitoruar nga policia rrugore.